Nejmar-Barcelona komplikohet; tatimet i kërkojnë lojtarit 35 mln Euro

Kthimi i Nejmarit te Barcelona komplikohet akoma më shumë. Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, sulmuesi brazilian është vënë sërish në telashe dhe në mes janë organet fiskale spanjolle. Agjencia e të Ardhurave në Spanjë ka hapur hetimet për 27 vjecarin në lidhje me deklarimet e tij të të ardhurave për 4 vitet e qëndrimit të tij në Barcelonë dhe për transferimin e tij te Paris Sën Zhermeni dhe pas mbylljes së këtyre hetimeve i kërkon lojtarit të derdhë 35 milionë Euro

Në vitin 2017, Nejmar ka kaluar më shumë se 183 ditë në Gadishullin Iberik përpara se të kalonte te Paris Sën Zhermenit kështu që duhet të deklaronte të ardhurat e tij si rezident në Spanjë, gjë që nuk ndodhi sipas El Mundo Deportivos. Për më tepër, Paris Sën Zhermeni dërgoi në zyrat e organeve fiskale kontratën e Nejmar por duke fshirë shifrat e blerjes së tij

Ky lajm e komplikon akoma më shumë cështjen e kthimit të Nejmar te Barcelona pavarësisht dëshirës së dukshme të futbollistit për ta bërë këtë, madje arriti deri aty sa provokoi Paris Sën Zhermenin duke deklaruar se kujtimi i tij më i mirë ishte fitorja 6-1 me Barcelonën në përballjen me parizienët në Ligën e Kampioneve.

sfidanti.al