Ljuis Hamilton fiton Cmimin e madh të Britanisë së Madhe në Botërorin e Formula 1 duke regjistruar kështu fitoren e 7 sezonale të tij duke e thelluar në 39 pikë diferencën me pilotin e vendit të dytë në renditjen e përgjithshme që mbahet nga shoku i tij i skuadrës te Mercedes, Valteri Botas.
Ajo në pistën e Silverston ishte një garë e interpretuar në mënyrë perfekte nga Hamilton që u rikthye te suksesi në të pas dështimit në 2018 me britanikun që pati edhe fatin me vete përvec aftësisë dhe makinës së shkëlqyer të tij. Hamilton e dominoi totalisht garën dhe Botas u duk i pafuqishëm për të përballuar 5 herë kampionin e botës me finlandezin që u mjaftua me vendin e dytë.
Ferrari pati një paraqitje me dy fytyra në garën e Britanisë. Ai që shkëlqeu për Kokëkuqen italiane ishte Sharl Lëklerk që plotësoi podiumin e kësaj garë, ndërkohë që Fetel regjistroi zhgënjimin e radhës. Piloti gjerman u rendit në vendin e 16 pasi u bë protagonist i një incidenti me Red Bullin e Vershtapenit, madje edhe u penalizua
sfidanti.al