Portieri legjendar italian, Xhanluixhi Bufon (41 vjeç), që u kthye te Juventusi pasi luajti një vit me PSZH-së, iu bashkua grupit të vogël prej shtatë legjendash që kanë luajtur futboll edhe në dhjetëvjeçarin e pestë të jetës së tyre.
Bufoni që ka një karrierë mjaft të pasur suksesesh, do të luajë të paktën edhe një sezon tjetër me Juventusin, ndërkohë që ky do të jetë për të sezoni i 25-të si profesionist. Atij, në fakt, i mungojnë vetëm tetë ndeshje që ai të barazojë Paolo Maldinin që është rekordmen me 647 ndeshje.
Në këtë mënyrë, Bufoni që meriton një përulje të thellë deri në tokë për atë që ka arritur në karrierën e tij, do t’u bashkohet shtatë futbollistëve që kanë luajtur futboll edhe në dhjetëvjeçarin e pestë të jetës së tyre: uellsiani Rajan Gigs, italianët Dino Xof dhe Paolo Maldini, japonezi Kazujoshi Miura, anglezi Stenli Metjus, braziliani Rivaldo dhe kamerunasi Roxher Milla.
Sfidanti.al