Barcelona dhe fanela e re; për të nderuar ‘La Masian’

Barcelona bën prezantimin zyrtar për ndeshjet në transfertë për sezonin 2019/2020. ‘Nderon ‘La Masian’, akademia e të rinjve që aktualisht është sinonim i punës së skuadrës, talenteve të reja dhe të ardhmes së klubit-lexohet në komunikatën e klubit-me rastin e 40 vjetorit të krijimit të kësaj rezidence historike lojtarësh’.

Fanela e re do të jetë e verdhë, me shirita diagonalë me ngjyrat tradicionale bluagrana që është si ajo e përdorur nga Barcelona në vitin 1979. Një prej elementëve më dallues të fanelës së re do të jetë jaka që është në formë V me ngjyrat e flamurit katalanas në pjesën e pasme të saj për të treguar lidhjen e fortë mes Barcelonës e Catalunyas. Uniforma kompletohet me 2 lloj pantallonash të verdhë ose blu dhe me corape të verdha me një shirit blaugrana që përfshin logon e Nike dhe ku shkruhet ‘Barça’.

sfidanti.al