Stefan El Sharaui i tha lamtumirën Romës dhe u nis për në drejtim të Shangait për të nisur aventurën e tij të re në kampionatin kinez me Shangai Shenhua. Sulmuesi italian do të firmosë me këtë skuadër një kontratë 3 vjecare me pagë 13 milionë Euro në sezon, ndërkohë që në arkat e Romës shkojnë 16 milionë Euro.
‘Faleminderit Roma, do të falenderoj gjithnjë tifozët për këto vite që kemi kaluar së bashku dhe të gjithë personat që kanë punuar me këtë klub-isnhte mesazhi i El Sharauit-trajneri Mancini? Nuk kam komunikuar me të’.
Ndërkaq, Shanghai Shenhua nuk priti aspak mbërritjen e El Sharauit për të kryer vizitat mjekësore dhe zyrtarizoi transferimin e sulmuesit në skuadër.Te Shangai Shenhua, El Sharaui do të takohet me Fredi guarin dhe ish lojtarin e Udinezes Odion Igalo.
sfidanti.al