NBA, Klej Tompson, fenomeni që shkëlqeu në Luftën e fundit të Yjeve

Ishte Klej Tompsoni njeriu-fitues në mbrëmjen e NBA-së. Ylli i Golden Stejtit, i vlerësuar si i treti në hierarkinë e skuadrës së tij, u tregua i jashtëzakonshëm në një mbrëmje ku nuk munguan Lebron Xhejms dhe Rasëll Uestbruk. Tompson shënoi 40 pikë në pjesën e parë të përballjes në Oklend ndaj Indianës, duke e mbyllur krejt takimin me 60 pikë. Ai ishte arsyeja kryesore që Uorriors shënoi 142 pikë (pësoi 106), duke arritur fitoren e 17-të në 20 ndeshje këtë kampionat, dhe duke qenë në krye të Konferencës Perëndimore, dhe të krejt renditjes.
Tompson fitoi përzgjedhjen ndaj Lebron Xhejmsit që me 32 pikë ndihmoi Klivlendin t’i jepte fund serisë prej 3 humbjesh, duke triumfuar në përballjen për momentin më të vështirë në Lindje, në Toronto. Suksesi ishte më i lehtë sesa e tregojnë shifrat 116-112 dhe Lebron shfaqi edhe një herë supremacinë e kampionëve, kur ishte e nevojshme.
Në “Luftën e Yjeve” të koshit, njeriu tjetër i pazakonshëm ishte Rasëll Uestbruku. Ylli i Oklahomës realizoi “tripëll dabëllin” e gjashtë radhazi, duke mbetur vetëm 1 ndeshje larg asaj që arriti Majkëll Xhordan në 1989. Suksesi ishte 102-99 ndaj Atlantës, me Uestbrukun që shënoi 32 pikë, kapi 13 topa në tabela dhe dha 12 asiste. Ky ishte “tripëll dabëlli” i 11-të i sezonit, dhe mesatarja e tij në edicion është pikërisht e tillë, një “tripëll dabëll”.

Sfidanti.al