Fillimi i verës në Formula 1 shënon edhe startin e zërave të merkatos për të ardhmen e skuadrave të këtij kampionati. Së fundmi është folur për një kalim të mundshëm të Maks Vershtapen te Mercedes në vitin 2020, zëra të cilat u mohuan nga Drejtori Sportiv i kësaj skuderie, Toto Volf që konfirmoi dyshen Hamilton-Botas edhe për sezonin e ardhshëm.
‘Nuk di asgjë për këtë histori-tha Toto Volf-nuk kam folur me Maks Vershtapen dhe do të më pëlqente që gjërat të vijojnë si tani. Përpara se të bisedojmë me dikë, ne vlerësojmë skuadrën aktuale dhe debatojmë me pilotët për këndvështrimet tona’.
Në lidhje me këtë cështje foli edhe Ljuis Hamilton gjatë Cmimit të Madh të Austrisë.
‘Njerëzit gjithnjë shpikin histori-tha Hamilton-është hera e parë që e dëgjoj këtë dhe besoj se skuadra është e kënaqur me punën time dhe të Valterit’
sfidanti.al