Braziliani Felipe që gjatë disa sezoneve të kaluar ka qenë ikonë e tifozëve të Vardarit të Shkupit, tani është pjesëtar i klubit tetovar të Shkëndijës së Tetovës që, në fakt, është rivali kryesor i klubit vardaras.
Në këtë mënyrë, ky futbollist që është më krijuesi në futbollin maqedonas, do të ndërrojë qytetin dhe klubin, ndërkohë që kryesia e Shkëndijes ka gati një vit që po përpiqet ta marrë këtë lojtar brazilian nga Vardari i Shkupit që ndodhet në një krizë serioze financiare.
Ajo që dihet më pak dhe mbahet e fshehtë nga opionioni publik, është shuma që do të pagohet për transferimin e këtij futbollisti brazilian nga Vardari te Shkëndija. Sidoqoftë, mësohet se me këtë transferim Felipe do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë që ka luajtur ndonjëherë në Ligën e Parë maqedonase, pasi në bazë të marrëveshjes dyvjeçare (1+1) që ka nënshkruar, ai do të marrë të paktën 500 000 euro, një shumë, të cilën deri tani nuk e ka marrë asnjë futbollist në historinë e futbollit maqedonas, por ja që klubi tetovar vendosi që t’ia japë këtë shumë futbollistit brazilian, Felipe.
Sfidanti.al