Cështjes Nejmar i shtohet një kapitull i ri. Policia braziliane ka kërkuar edhe 30 ditë të tjera kohë për të bërë hetime të mëtejshme në lidhje me akuzën e përdhunimit që është ngritur në drejtim të sulmuesit të Paris Sën Zhermen nga modelja Nazhila Trindade. Hetuesit e kërkuan këtë zgjatje kohe për të studiuar në mënyrë më të detajuar imazhet në brendësi të hotelit ku është kryer përdhunimi i supozuar si dhe për të bërë ekzaminimin e një telefoni celular të dorëzuar nga viktima
Në Brazil, kjo histori është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Në 31 maj, Nazhila Trindade iu drejtua policisë për të ngritur një akuzë formale kundër Nejmar për përdhunim në një hotel të Parisit në fillim të atij muaji. Nejmar, që u hetua nga policia e Sao Paulos për publikimin e imazheve pa autorizim të akuzueses në rrjetet sociale, i ka mohuar gjithnjë këto akuza të modeles. Ndërkaq, Nazhila që pretendon se ka një video që provon përdhunimin, është lënë nga 3 nga avokatët që morën përsipër mbrojtjen e saj.
sfidanti.al