Juventus, plusvalencat të bëjnë të pasur; 113 milionë Euro në 2018/2019

Juventus e mbylli sezonin 2018/2019 më përfitime të konsiderueshme nga plusvalencat që kapin një vlerë mbi 100 milionë Euro. Sipas një raporti të ‘Calcio e Finanza’, falë shitjes së 7 futbollistëve, ku i fundit ishte Spinacola që kaloi te Roma, bardhezinjtë kanë mundur të arkëtojnë konkretisht 113 milionë Euro, praktikisht aq sa shpenzoi për të sjellë në Torino Kristiano Ronaldo

Nuk është hera e parë që Juventusi kalon shifrën e 100 milionëve të përfituara nga plusvalencat e vlerës së futbollistëve. Në 2016/17 Zonja e Vjetër vendosi një rekord në këtë aspekt me 139.4 milionë Euro të siguruara, ndërkohë që në sezonin 2017/2018 ky lloj përfitimi ra në 92.3 milionë Euro. Për këtë sezon, përfitimi më i madh i Juventusit nga plusvalencat e futbollisteve ishte ai prej 26.6 milionë Euro nga kalimi i Spinazolës te Roma, ndërsa më i ulëti ishte ai nga shitja e Cerrit te Kaljari.

sfidanti.al