Iker Kasijas është kthyer të stërvitet me skuadrën e tij Porto, pas problemit kardiak që pati në muajin maj. Portieri spanjoll, tashmë 38 vjecar së fundmi u fol shumë për një tërheqje të tij nga futbolli i luajtur dicka që ai nuk e konfirmoi, përkundrazi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kasijas zyrtarizoi përfundimisht vazhdimin e karrierës së tij si futbollist.
‘Po i kthehem punës, dita e parë-shkruante Kasijas në postimin e tij në rrjetin social Tëitter duke publikuar kështu një lajm të mirë si për vete ashtu edhe për të gjithë të apasionuarit pas sportit të futbollit.
sfidanti.al