Van Den Berg te Liverpuli: S’më besohej, kujtoja se ishte shaka!

“Vunderkindi” (djaloshi-mrekulli) holandez, Sep Van Den berg, u bë pjesëtari i ri i Liverpulit. Ajo që u paralajmërua, shumë shpejt u bë realitet, ndërkohë që klubi i tij PEC Zvole nuk i krijoi atij asnjë problem dhe e la të lirë futbollistin e vet më të mirë të ri që ai “të rritet” dhe të zhvillohet në Angli.

Liverpuli do t’i paguajë Zvoles 1,3 milionë sterlina, ndërkohë që shuma mund të arrijë deri në katër milionë sterlina në varësi të performancave të tij te “të kuqtë”.
Van Den Berg, në fakt, luan me përfaqësuesen e të rinjve të Holandës, ndërkohë që ai ishte objektiv edhe i Ajaksit, Bajernit të Mynihut dhe PSV Aind’hovenit, por, megjithatë, ai zgjodhi Liverpulin.

“Mua nuk më besohej, kur më thanë se mua më kishte kërkuar Liverpuli, dhe mendova se donin të bënin shaka me mua. Duhej të kalonte pak kohë që unë ta kuptoja se nuk ishte shaka, por e vërtetë. Jam i lumur, por edhe i frikësuar, sepse Liverpuli është një klub i madh. Vlerat mia kanë lidhje me atë se unë luaj me gjakftohtësi në mbrojtje, reagoi me shpejtësi dhe e përdor mirë topin. Shpresoj që te Liverpuli unë t’i përmirësojë edhe më shumë cilësitë e mia”, deklaroi futbollisti 17-vjeçar holandez.

Sfidanti.al