Ylli brazilian i futbollit, Nejmar, me siguri që do të zerë vendin kryesor në këtë sezon transferimesh, pasi tanimë dihet se ai do të ikë nga PSZH-ja dhe ka shumë mundësi që të kthehet në Barcelonë.
“Sporti” katalonjas, duke e bërë të sigurt këtë transferim, bën të ditur se ëma dhe motra e Nejmarit ndodhen tanimë në Barcelona dhe po kërkojnë një rezidencë të përshtatshme, ku do të mund të vendosen futbollisti brazilian dhe familja e tij. Më shumë preferohet lagja luksoze Pedralbes, ku Nejmari ka jetuar gjatë viteve 2013-2017, kur ai luante me klubin katalonjas.
Sidoqoftë, bisedimet përkatëse mes PSZH-së dhe Barcelonës janë në vazhdim e sipër dhe klubi francez synon që të nxjerrë sa më shumë përfitime nga shitja e Nejmarit, duke kërkuar nga klubi katalonjas 100 milionë euro dhe Kutinjon, kurse tani e ka ngritur “stekën”, pasi do edhe Osman Dembelen!
Sfidanti.al