Binomi Paris Sën Zhermen-Nike do të vazhdojë bashkëpunimin deri në vitin 2032. Klubi parizien dhe kompania amerikane e veshjeve sportive rinovuan kontratën e tyre edhe për 13 vjet për të vendosur një rekord të ri përsa i përket cështjes së akordeve të sponsorizimit. Në fakt, paris Sën Zhermeni dhe Nike po bashkëpunojnë prej 30 vitesh, që nga 1989 dhe me këtë kontratë e re periudha e këtij bashkëpunimi i kalon të 40 vitet
Mësohet se kontrata e re e firmosur me Nike do të përfshijë seksionin e futbollit të meshkujve e të femrave dhe handbollit. Për më tepër theksohet se me markën Jordan, paris Sën Zhermen vendosi një rekord në shitjen e fanelave në këtë sezon
‘Ky akord është një hap i rëndësishëm që pasqyron më së miri faktin që klubi është kthyer në një skenë botërore si dhe ambiciet e mëdha që kemi për të ardhmen-tha presidenti i Paris Sën Zhermenit, Naser Al Kelaifi-Nike është ortaku më besnik i klubit dhe kjo marrëveshje tregon edhe njëherë vendosmërinë tonë për të vijuar të mbështesim njëri-tjetrin për shumë vjet.
‘Jemi entuziastë që rinovuamn me një nga klubet më solide në sportin botëror. paris sën Zhermen është një markë e fuqishme globale dhe ky akord përforcon pozitën e Nike si lider në botën e futbollit-tha Bert Hoyt, zv/presidenti dhe Menaxheri i Përgjithshëm i Nike EMEA
sfidanti.al