Vlera e vërtetë e Mbapesë? E zbulon ‘L’Equipe’; 230-250 mln Euro

Vlera reale e kartonit të Mbapesë është 230 deri në 250 milionë Euro. Kjo është ajo që theksohet në artikullin e së përditshmes franceze ‘L’Equipe’ me titullin ‘Cmimi i vërtetë i Mbapesë’. Në këtë artikull theksohet se sulmuesi mbërriti te Paris Sën Zhermenit në formën e huazimit me të drejtë blerjeje prej 180 milionë Euro. Por pas sezonit të parë, paris Sën Zhermeni i pagoi Monakos 145 milionë Euro duke aplikuar të drejtën e pagesës së klauzolës që e lejonte Mbapenë të qëndronte në kryeqytet. Mbetet për t’u paguar pjesa e mbetur prej 35 milionë Eurosh që do të jepet në formën e bonuseve.

Fillimisht u mendua se PSG do të paguante këtë bonus në bazë të numrit të ndeshjeve të luajtura nga futbollisti apo trofeve të fituara. por ‘L’Equipe’ shpjegon kushtet e vërteta të kësaj pagese. Monako do të përfitojë 35 milionë Eurot nëse ndodh një nga këto dy raste; PSG vendos të shesë futbollistin përpara mbylljes së kontratës në 2022 ose nëse klubi rinovon kontratën me të me Monakon që do të përfitojë të gjithë shifrën, përvec rastit nëse futbollisti pret që të mbyllet kontrata me parizienët dhe të largohet me parametra zero.

Mësohet se kjo formë pagese e akorduar mes 2 klubeve u bë përë të ndihmuar në një farë mënyre PSG në aspektin e rregullit të Fair Play Financiar që prej kohësh e ka bërë Al Kelaifin me dhimbje koke. Kështu duke shtyrë pagesat, paris Sën Zhermeni ishte në gjendje që brenda një vere të siguronte shërbimin e Nejmar e Mbapesë

Sipas ‘L’Equipe’ nëse dikush do të kërkojë kartonin e Mbapesë duhet të paraqitet me një ofertë prej 230-250 milionë Eurosh, një cmim ky më i lartë se ai që Paris Sën Zhermeni pagoi për blerjen e Nejmar nga Barcelona. Kilian Mbape, 20 vjecar është një nga premtimet më të mëdha të futbollit botëror me shumë mundësi progresi dhe që ka fituar një titull botëror, të cilit do të kërkojë t’i bashkojë edhe atë evropian dhe medaljen e artë olimpike vitin e ardhshëm

sfidanti.al