‘Në dy vitet e fundit kam jetuar në një gënjeshtër të madhe. Jam e shkatërruar kur zbulova ditët e fundit se ai po bënte një jetë të dyfishtë si është e mundur të kontrollosh zemrën dhe mendjen e 2 femrave në të njëjtën kohë?-Pamela Anderson përdori rrjetet sociale për te shfryrë inatin pasi zbuloi që i fejuari i saj, futbollisti i Marsejës, Adil Rami e tradhëtonte vazhdimisht gjatë gjithë kohës që ata ishin të lidhur për t’i dhënë fund përfundimisht historisë së dashurisë me të.
Ish aktorja e serialit të njohur ‘Baywatch’ në një postim të gjatë bëri zbulimin shokues teksa shkruante: ‘Ai që tallej me futbollistët e tjerë që kishin dashnore në apartamentet pranë bashkëshorteve të tyre dhe që i quante ata burra monstra-vijonte Pamela Anderson-i gënjeu të gjithë. përbindëshi është ai. Kam ndihmuar shumë persona, por nuk isha shumë e zgjuar të ndihmoja veten time’.
Pra Adil Rami bënte një jetë të dyfishtë dicka që askush nuk e mendonte duke qenë se lidhja mes tij e Pamela Anderson që ishte bërë publike prej kohësh, po shkonte mësë miri, madje aktorja 52 vjecare u transferua në Francë për të
‘Sociopatët dhe narcizistët nuk ndryshojnë-lexohet më tej në postimin e Anderson-gjithnjë kam luftuar për të vërtetën e drejtësinë dhe ky është makthi im më i keq’
Më pas Pamela Anderson pranoi se kishte folur edhe me ish të dashurën e Adil Rami, edhe ajo e tradhëtuar vazhdimisht prej tij. ‘Edhe ajo ishte e shokuar dhe e trishtuar. Janë provat që kërkoja për të vazhduar-tregon aktorja-tani nuk mund të na lëndojë më’.
Ajo shtoi se ishin të shumtë ata që e kishin paralajmëruar për natyrën e Rami dhe se sa gënjeshtar ishte. ‘Por unë doja t’i besoja dhe doja ta pranoja-tha Anderson.
sfidanti.al