Një lojtar që shkon me pushime, që pi birrë dhe luan golf, edhe mund të shtojë kilogramë. Këtë thotë analisti i Bajernit, Raimund Hinko i “Sport Bildit” që thekson se Niklas Zyle, qendërmbrojtësi i fuqishëm i bavarezëve mund të jetë tani 100 kg e ca më shumë, në krahasim me 97 kile që kishte gjatë sezonit. Pa problem, një gjigand prej 1.95 metrash mund të dobësohet shpejt, por problemi sipas Hinkos është se përse Bajerni ende po hesht për transferimet.
Ai u tall me fjalët e drejtorit sportiv, Salihamixhiç, se “duhet pritur deri në 2 shtator”, dhe theksoi se disa nga lojtarët e Gjermanisë U21, që sot janë me vlerë të ulët kartoni, shpejt do të jenë tepër të shtrenjtë. Analisti merr si shembull sulmuesin e Augsburgut, Marko Rihter, apo mesfushorin Florian Nojhauz, që sipas tij i ngjan Kevin De Brujnit. Nojhauzi qenka rritur si lojtar, pranë Bajernit, në Landsberg-Kaufering, por shkoi tek Fortuna e Dyseldorfit, edhe pse babai i tij ishte tifoz i Bajernit. Nuk dihet nëse tek Bajerni e kanë lexuar analizën e Raimund Hinkos.
Sfidanti.al