Shembja e San Siros, kryebashkiaku i Milanos: San Siro do të jetë në këmbë në 2026

Vendimi i Interit dhe Milanit për shembjen e San Siros për ndërtimin e një impianti të ri, nuk i pëlqeu aspak kryetarit të Bashkisë së Milanos, Beppe Sala. Ky i fundit reagoi menjëherë pas asaj që ndodhi një ditë më pare dhe këtë e bëri duke thënë qartë që nuk do të lejojë që stadiumi i vjetër ‘Giuseppe Meazza’ të shkatërrohet

‘Nuk më pëlqen dhe ua kam thënë edhe drejtuesve të klubeve që të prisnin pak-tha Sala-ishte ky ndoshta momenti për mua për të sqaruar gjërat dhe në këtë pikë dua të jem preciz, San Siro do të jetë në këmbë në 2026’.
Me pak fjalë, historia e stadiumit të ri nuk është mbyllur ende dhe asgjë nuk është vendosur.

‘Nëse klubet do të kenë të tjera ide, do t’i marrim parasysh-vijoi Sala-nëse duan të ndërtojnë një stadium të ri do t’i dëgjojmë, por duke respektuar rregullat. Ajo që është e sigurt në këtë pikë është se San Siro nuk do të jetë i shembur në 2026’

sfidanti.al