Pak nga pak Interi po i afrohet Romelu Lukakut, që është kthyer në objektivin kryesor të merkatos për trajnerin Antonio Konte. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ sulmuesi belg dhe klubi zikaltër kanë gjetur në të vërtetë akordin mes tyre përsa i përket pagës në kontratën e futbollistit që do të jetë 9.7 milionë Euro në sezon.
Por në këtë histori Lukaku dhe Interi duhet të lajnë llogaritë me një palë të tretë që është vetë Mancester Junajtid. Djajtë e Kuq duke parë raportet jo të mira të futbollistit me trajnerin Solskjaer vendosën ta nxjerrin në merkaton e transferimeve sulmuesin, por nuk kanë ndërmend ta largojnë me cfarëdolloj cmimi, përkundrazi.
Mancester Junajtid pretendon që të sigurojë thuajse të gjithë shifrën e shpenzuar në 2017 kur e morën Lukakun nga Evertoni, 75 milionë Paund ose rreth 84 milionë Euro. Klubi anglez nuk dëshiron që të përfshijë lojtarë të tjerë në tratativa pasi në këtë moment i duhen të ardhura cash për të bërë investimet e tij gjatë periudhës së merkatos.
Nëse kjo shifër nuk do të zbutet, atëherë për Interin bëhet thelbësore nxjerrja në merkato e Mauro Ikardit, kartoni i të cilit do të siguronte shifrën e mjaftueshme për të blerë sulmuesin e preferuar të Antonio Kontes
sfidanti.al