Stuhi në “Old Trafford”: Pogba kërcënon me grevë?!

Ylli francez i Mançester Junajtidit, Pol Pogba, ka kërkuar zyrtarisht nga kryesia e këtij klubi dhe trajneri Ole Solskjer që të shitet te Reali i Madridit, madje kërcënoi me grevë, nëse transferimi i tij nuk do të bëhet gjatë kësaj vere. Të paktën kështu shkruajnë mediumet angleze që shtojnë se Junajtidi për Pogban ka vënë një çmim prej 170 milionë eurosh që është i papranueshëm për klubin “mbretëror”, kështu qe tani pritet të hyjë në lojë agjenti kontraversal i mesfushorit francez, Mino Rajola.

Thuhet se Pogba ka kundërshtuar që të kthehet te Juventusi, nga ku ai erdhi te Mançesteri më 2016 pasi për të u paguan 100 milionë euro, vetëm që të luajë në “Santiago Bernabe”. Po ashtu, thuhet se Pogba është gati të pranojë edhe një pagë më të ulët vetëm që të shkojë në Madrid.

Sfidanti.al