Trajneri i deritanishëm i perfaqësueses së Malit të Zi, serbi Lubisha Tumbakoviç, do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses së Serbisë, njoftoi mediumi “Sport klub”.
Sikurse dihet, Tumbakoviçi u shkarkua nga federata malazeze e futbollit, sepse refuzoi ta drejtoi ekipin malazez kundër përfaqësueses së Kosovës, të cilën nuk e njeh si shtet Serbia.
Duket se mbas këtij refuzimi, ata që drejtojnë futbollin serb kanë vendosur ta angazhojnë këtë trajner në vend të Mlladen Krstajiçit që, në fakt, është vënë në qendër të kritikave të forta mbas humbjes turpëruese 0-5 nga Ukraina.
Sfidanti.al