Besojeni ose jo, por Monako është skuadra që ka shënuar më shumë gola këtë sezon, në pesë kampionatet kryesore evropiane. Skuadra franceze po tregon një formë të frikshme gjatë këtij edicioni futbollistik, duke lënë prapa dhe skuadra të mëdha, të cilat repartet sulmuese i kanë të mbushura me yje, siç është Barcelona e Reali i Madridit.
Monako ka arritur, që deri më tani këtë sezon, të shënojë 49 gola, duke lënë pas Real Madridin me 37 gola. Ndërkohë që pas 16 ndeshjeve të luajtura në kampionat, skaudra e Leonardo Zhardim pozicionohet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me 36 pikë të grumbulluara, 3 më pak se Nica kryesuese. Ditën e shtunë, Monako arriti një tjetër fitore me goleadë, duke mundur 5-0 Bastinë.