Boban flak rrobat e zyrtarit të FIFA-s, për t’u bërë “batman” me Milanin

Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban, ndodhet një hap larg klubit të Milanit, kësaj here jo si futbollist, por si drejtor. Sipas informacioneve më të fundit, Bobani ka arritur marrëveshje me Milanin dhe momentalisht ai ndodhet në procesin e shkëputjes nga FIFA, ku ai deri tani ka punuar si zëvendëssekretar i saj.

“Skaj Italia” vë në dukje se Bobani dhe Paolo Maldini kanë përcaktuar një strategji të qartë sesi do ta udhëheqin klubin milanez. Është e sigurtë se ata do ta mbajnë në ekip lojtarët kyç si Alesio Romanjoli, Pjontek dhe Paketa.

Bobani ka në plan që klubi “rosoner” t’u përmbahet parametrave të rregullave financiare fair play që do të kërkojnë sakrifikimin e ndonjë futbollisti yll të Milanit.

Sfidanti.al