Bufoni do të kthehet në shtëpi… tek Parma nuk trokitet!

Media italiane po spekulon me një lajm që do t’i gëzonte shumë tifozët e Parmës, sepse në portën e këtij klubi modest do të mund të vendosej përsëri Xhanluixhi Bufon që fillimet e veta i ka marrë pikërisht në këtë klub italian.

Qëkur është larguar ngaPSZH-ja, Bufoni është tani lojtar i lirë dhe ka shumë spekulime se ai do të mund ta veshë edhe një herë tjetër bluzën e Parmës.

Sidoqoftë, problem do të mund të jetë trajtimi financiar i Bufonit te Parma, nëse ai vjen te kjo e fundit, sepse sezonin e kaluar te PSZH-ja ai fitoi tetë milionë euro, ndërkohë që lojtari më i shtrenjtë i Parmës momentalisht fiton 1,2 milionë euro për sezon.

Megjithatë, faktor vendimtar do të jetë dëshira e Bufonit që ndoshta do të dojë ta mbyllë karrierën pikërisht në klubin, ku ai e filloi atë.

Sfidanti.al