Junajtidi do t’i paguajë De Geas 20 milionë që të largohet!

Mançester Junajtidi tanimë e ka të qartë se David de Gea nuk ka ndërmend që të nënshkruajë ndonjë kontratë të re me klubin e “djajve të kuq”, kështu që pritet që gjatë verës ky portier të largohet nga “Old Traffordi”. Në këto kushte, kryesia e këtij klubi po bën përpjekje që ta shesë atë që të fitojë sa më shumë nga shitja e tij.

De Gea, sikurse thuhet, po zhvillon bisedime me PSZH-në që është gati t’i ofrojë atij një pagë shumë të lartë, nëse ai do të vijë në Paris gjatë verës së ardhshme si lojtar i lirë, kështu që Junajtidi po përpiqet që ta shesë atë sa më shpejt dhe tani ky klub anglez shpreson që ta shesë atë 60 milionë sterlina, 20 milionë nga të cilat do t’ia japë portierit spanjoll.

Në këtë mënyrë, Junajtidi do që ta bindë De Hean të shpërngulet në Paris gjatë verës, por edhe të fitojë 40 milionë sterlina.

Sfidanti.al