Ronaldo e ka “paralizuar” De Ligtin : Çfarë pret, hajde tek Juventusi!

Në ndeshjen finale të Ligës së Kombeve që Portugalia e fitoi 1-0 kundër Holandës, duke triumfuar kështu në Ligën e Kombeve, futbollisti kryesor portugez, Kristiano Ronaldo, nuk luajni në nivelin e duhur dhe meritë kryesore për këtë kanë mbrojtësit Matijs De Light dhe Virxhil Van Dajk.

Mbas mbarimit të ndeshjes, Ronaldo u përshëndet me futbollistët holandezë, midis të tjerëve, edhe me De Lihtin 19-vjeçar. Më vonë, ky futbollisti i ri holandez bëri të ditur se Ronaldo e kishte ftuar atë hapur që ai të vinte te Juventusi.

“Në fillim, unë nuk e kuptova, por, më pas, e kuptova se ai po më ftonte që të shkoja të luaja me Juventusin. Në fakt, unë u befasova dhe buzëqesha, por nuk thashë asgjë”, vuri në dukje Matijs De Liht, të cilin e kërkojnë shumë klube, midis të cilëve edhe Barcelona dhe Juventusi.

Sfidanti.al