Incident me ekipin turk, bllokohet në aeroport, polemika dhe për një furçë ‘mikrofon’

Futbollistët e përfaqësueses turke u bënë protagonistë të një ngjarjeje që mund të shkaktojë incident diplomatik. Ata u mbajtën për disa orë në aeroportin e Rejkjavikut në Islandë nga autoritetet duke iu nënshtruar kontrolleve të pasaportave, ndërkohë që iu hapën edhe bagazhet për arsye sigurie. Por historitë nuk mbyllen këtu. Delegacioni i skuadrës turke u indinjua akoma më shumë nga fakti që dikush i bërë si gazetar vendosi një furcë si mikrofon tek një prej futbollistëve turq, Emre Belëzolllu kur ky i fundit po jepte një intervistë për gjithcka i ndodhi kësaj skuadre

Autoritetet turke reaguan menjëherë pas kësaj ngjarjeje me anë të Ministrit të Jashtëm, Mevlut Cavusollu i cili tha se do të bëjë gjithcka është e nevojshme për këtë incident duke paralajmëruar një bisedë telefonike me homologun e tij islandez si dhe për dërgimin e një letre proteste në ambasadën turke në Norvegji

Tha fjalën e tij edhe presidenti turk Erdogan i cili nëpërmjet zëdhënësit të tij e cilësoi këtë ngjarje si të papranueshme, ndërsa në rrjetet sociale ishin të shumtë ata që e përkufizuan këtë sjellje të autoriteteve islandeze si racizëm. Vlen të theksohet se Turqia dhe Islanda janë Grupin H të kualifikuesve të Euro 2020 së bashku me kombëtaren shqiptare dhe në mbrëmjen e së martës do të luajnë ndaj njëra-tjetrën sfidën e radhës së këtij kompeticioni.

sfidanti.al