Polemikat në Kanada, pilotët përkrahin Fetel: Penalitet qesharak, kështu shkatërrohet F1

‘Penalitet qesharak’ ky është ‘verdikti’ i dhënë në mënyrë unanime nga ish pilotët më të rëndësishëm të Formula 1 në lidhje me dënimin me 5 sekonda që komisarët i dhanë Fetelit gjatë garës së Kanadasë, pasi ‘pengoi’ Ljuis Hamilton, një penalizim ky që i kushtoi fitoren pilotit gjerman të Ferrarit, pasi ajo i shkoi pikërisht rivalit të tij britanik.
Të indinjuar nga ky vendim të gjithë ish pilotët e këtij kampionati ishin në një mendje teksa deklaruan: ‘Kështu shkatërrohet Formula 1’

Një prej atyre që mbetën pa fjalë në lidhje me këtë histori ishte Mark Ueber i cili tha: ‘Ndonjë prej komisarëve të garës ka garuar ndonjëherë në Formula 1? Nuk e pashë garën por tani vura re ‘incidentin’. Dënim për të ardhur keq’.
Edhe Xhenson Batën që ishte i pranishëm në garën e Montrealit u shpreh kundër dënimit të Fetelit: ‘Për mua ishte një incident gare. Fetel nuk duhej ndëshkuar’. Ndërsa Najxhel Mansell ngriti pyetjen: ‘Cfarë duhej të bënte Fetel? Cmenduri, pasi e coi makinën mbi bar, ishte thjesht një pasagjer’, ndërsa Damon Hill tha: ‘Stjuadërt e pistës kanë vizione kontrastante. Fetel është një kampion bote’.

Shumë i ashpër u shfaq Mario Andretti: ‘Ajo që ndodhi është e papranueshme për sportin tonë. Stjuardët duhet të ndëshkojnë, manovra vërtet të rrezikshme, jo gabimet e ndershme’

Në rrjetet sociale dhanë opinionin e tyre dhe Aleks Vurz e Pedro De La Roza. ‘Fetel pa pasqyrën vetëm pasi bëri korrigjimin. Po flasim për fizikë këtu, nuk mund të vepronte ndryshe. Nuk ishte për t’u penalizuar’.
Fjalë të forta kundër komisarëve të garës në Montreal u shqiptuan edhe nga ish kampioni i botës në MotoGP, Kejsi Stoner. ‘Ky është vendimi më i keq i marrë ndonjëherë në Formula 1. Në këto momente ndihet mungesa e Carli Uajting-tha australiani Stoner.

sfidanti.al