Pas tregolëshit të shënuar ndaj Zvicrës që i dha të drejtën Portugalisë të kalojë në finalen e Nations League, Kristiano Ronaldos i është rritur oreksi. Kapiteni i skuadrës luzitane tani kërkon që të fitojë trofeun e këtij kompeticion, por përballë do të ketë Holandën
‘Është gjithnjë nder që të kthehem në Portugali-tha Kristiano Ronaldo-të jesh pjesë e këtij kompeticioni është akoma më e vecantë dhe të shënosh është qershia mbi tortë. Shpresoj të fitojmë Nations League, luajmë në shtëpi dhe do të japim maksimumin. Të bashkuar mund të jemi kampionë’
Kristiano Ronaldo tregon edhe sekretet e suksesit të tij në prag të kësaj finaleje.
‘Në moshën 34 vjecare ndihem akoma shumë mirë fizikisht-vijoi Ronaldo-Ka shumë rëndësi aspekti psikologjik, të jesh i motivuar dhe i lumtur mentalisht. Mendoj se kam ende shumë për të dhënë’.
sfidanti.al