Hamilton qan vogëlushin Herri, tifozin e tij të madh

Herri Shou nuk ia doli mbanë. Vogëlushi 5 vjecar ditën e shtunë ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Redhill në Angli pasi vuante nga sëmundja e kancerit. Herri Shou ishte një tifoz i Formula 1 dhe Ljuis Hamilton me pilotin britanik që vetëm përpara pak kohësh i dhuroi helmetën e tij, ndërkohë që Mercedes dërgoi në shtëpinë e vogëlushit imitimin e makinës me numrin 44 të Hamilton.

Në gusht të 2018, Herri i vogël u diagnostikua me sarkomën e Juing, një formë e tumorit në kocka. përpara Cmimit të Madh të Katalunjës, Herri i dërgoi Hamilton një video mesazh në rrjetet sociale duke i dhënë ngrohtësinë dhe mbështetjen e tij.

Tani për Hamilton ka vetëm trishtin pasi humbi vërtet një mik. ‘Faleminderit që ishe një dritë për të gjithë ne. Je kurajoz dhe do të na mungosh shumë. Faleminderit Mik!-shkrjuante në një postim të tij në rrjetet sociale piloti britanik i Mercedes.

sfidanti.al