Piontek s’është më beqar; martohet në mënyrë sekrete

Kristof Piontek nuk është më beqar. Sulmuesi polak i Milanit iu drejtua altarit për të lidhur kurorë me të fejuarën e tij Paulina Procik. Askush nuk ishte në dijeni për këtë martesë që u bë në mënyrë sekrete dhe ishte vetë cifti që bëri të ditur lajmin nëpërmjet postimeve të ceremonisë dhe unazave në rrjetet sociale.

Ceremonia u zhvillua në kështjellën Joanitov në Lagov, në provincën polake Lubuski. Ashtu sic ishte sekret ky eveniment i lumtur për futbollistin, ashtu ishte sekrete edhe lista e të ftuarve në këtë dasmë.

sfidanti.al