Si punët e “djallit”, Junajtid e gjeti zëvendësuesin e De Geas?

Duket se David de Gea nuk do që ta vazhdojë kontratën me Mançester Junajtidin, kështu që ky i fundit është vënë në kërkim të një portieri tjetër.

Objektivi nr.1 i kryesisë së “djajve të kuq” është portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma, por klubi milanez nuk është shumë i predispozuar që ta shesë portierin e vet të ri, ndërkohë që Donaruma do edhe dy vite që ta plotësojë kontratën, por po mendon, nëse duhet ta vazhdojë atë, duke qenë se ky klub nuk arriti të kualifikohej për në Ligën e ardhshme të Kampioneve.

Junajtidi, në fakt, është gati të paguajë 60 milionë euro për gardianin e ri që konsiderohet si një nga portierët më të talentuar në botë. Sidoqoftë, ka mundësi që “rosonerët” të jenë të detyruar ta shesin Donarumën që financat e tyre të jenë në përputhje me rregulat financiare fair play të UEFA-s.

Sfidanti.al