Rokadë spektakolare: Ikardi  te vishet juventin, Dibala..rroftë Interi!

Ka shumë mundësi që Mauro Ikardi ta vazhdojë karrierën e tij te Juventusi dhe sezonin e ardhshëm të luajë në tandem me Kristiano Ronaldon.

Rrugën me drejtim të kundërt mund ta ndërmarrë Paulo Dibala dhe duket se të dy futbollistët do të jenë të kënaqur. Kështu, Ikardi do të mund të largohet nga “ferri” që i është krijuar atij tek Interi, ku të gjithëve dhe tifozëve u ka ardhur në majë të hundës sjellja plot kapriçio e këtij futbollisti argjentinas, ndërkohë që Dibala do të ketë mundësi që të dalë në plan të parë, duke qenë se sezonin e kaluar te Juvja ai e kaloi në hije të Ronaldos dhe pa pasur shumë shanse që të luajë në formacionin e parë.

Thuhet se rokada e mësipërme do të ndodhë në fillim të sezonit të ardhshëm veror të transferimeve.

Sfidanti.al