Filipe Kutinjo erdhi te Barcelona nga Liverpuli në fillim të vitit 2018 si një përforcim i madh, por, sidoqoftë, ky futbollist brazilian nuk i përmbushi shpresat në “Kamp Nou”. Barcelona për shërbimet e tij shpenzoi 150 milionë euro dhe kuptohet se nga Kutinjo pritej shumë më tepër. Duke qenë se pritet që në Barcelonë të vijë Antoan Grizman nga Atletiko e Madridit, ka shumë mundësi që Kutinjo të largohet nga klubi katalonjas.
Mediumet spanjolle shkruan se Kutinjo së shpejti do të transferohet te PSZH-ja, por si lojtar i huazuar, sepse klubi francez i shmanget blerjes së lojtarëve, për shkak të rregulli financiar fair play.
Thuhet se PSZH-ja dhe Barcelona janë marrë vesh që Kutinjo të shpërngulet në “Parkun e Princave” gjatë kësaj vere, ndërsa verën tjetër klubi parisien do ta blejë atë plotësisht.
Sfidanti.al