Filmi i stinës së nxehtë do të jetë shumë më i gjatë dhe do të përfshijë edhe mjaft emra të tjerë. Nuk po flasim për Joviçin tek Reali apo Godinin tek Interi, që janë punë e mbaruar, por për të tillë si Hazar, De Ligt apo Xheko, dhe sidomos për treshen Grizman-Ikardi-Isko.
Antuan Grizman pritet të afrohet me Barcelonën që nga 1 korriku, ndërsa katalanasit besohet se janë gati të paguajnë 120 milionë euro për kartonin, aq sa është klauzola e transferimit. Isko ndërkaq mund të largohet nga Reali për tek Juventusi, për një shumë më të vogël, 70 milionë euro. Ikardi është thuajse i sigurt që do të largohet nga Interi me ardhjen e trajnerit Konte, ndonëse nuk dihet se ku mund të shkojë dhe sa mund t’i kushtojë kartoni.
Felipe Luis do të jetë një tjetër i larguar nga Atletiko e Madridit, ndërsa pikëpyetja mbetet nëse do të shkojë tek Paris SG, që i jep një kontratë të madhe 3-vjeçare, apo do të përfundojë tek Barcelona, siç po thuhet së fundmi.
Sfidanti.al