Njeriu që i dha Argjentinës titullin e parë të kampionit të botës, Cezar Luis Menoti, konsideron se bashkatdhetari i tij, Lionel Mesi, më shumë do që të triumfojëme Barcelonën se me Argjentinën. Menoti qëështë drejtor në përfaqësuesen argjentinase, nuk e vë në dyshim përkushtimin e Mesit në kombëtaren “gauços”, por konsideronse ai do të kishte dashur që të kishte triumfuar në Ligën e Kampioneve me Barcelonën sesa me Argjentinën në Kupën e Amerikës.
“Unë jam i sigurt se Mesi është i lumtur në përfaqësuesen argjentinase. Unë besoj se nuk ka njeri tjetër që do që të fitojë trofe me Argjentinën sesa Mesi, por, nëse ju e pyesni Mesin se çfarë do më shumë ai: kampion me Argjentinën apo titullin e Ligës së Kampioneve me Barcelonën, ai me siguri do të zgjidhte Ligën e Kampioneve”, deklaroi Menoti.
Sfidanti.al