Që në moshë të vogël e deri tani që la basketbollin, ai nuk e kishte idenë sesi jetohet normalisht në këtë botë. Për udhëtimet, blerjet, ushqimin, veshjen, mjekimin e gjithçka tjetër të Duejn Uejdit mendonte klubi, që kur ishte në skuadrën e Universitetit, deri tek Majemi apo Klivlendi në NBA. Tashmë, 37 vjeç, Uejdini e la karrierën dhe nisi të jetonte ndryshe, ashtu si shumica dërrmuese e njerëzve.
Gruaja e tij, Gabrielë Junion, tregoi sesi ndihet burri i saj, e ftuar në një emision televiziv. “As nuk e ka idenë se çfarë po ndodh rreth tij, – tha ajo duke qeshur, – para se të ishte basketbollist profesionist nuk kishte para, ishte shumë pranë varfërisë së plotë, tani pas lënies së karrierës, habitet me gjithçka. Habitet nga shtëpia, nga koleksioni i pantallonave të shkurtra të çdo ngjyre. Nuk e ka idenë as sa kushton qumështi, mendonte se duheshin 20 dollarë për të blerë një shishe”.
Ej, Duejn, nuk do ta provosh kurrë varfërinë që pate si fëmijë, por kjo s’do të thotë se nuk do ta provojnë të tjerë. Do ta mësosh se qumështi nuk kushton 20 dollarë, nuk do të habitesh më, por do jetosh lehtë, sa të kesh frymë. Siç thoshte, Çarli Çaplini, që gjithashtu i provoi të dyja, “nëse arrin një standard të lartë fitimi, jeta bëhet vërtet e bukur”!
Sfidanti.al