Përpara gazetarëve kush nuk kishte dalë. Trajneri Valverde natyrisht, apo edhe Luis Enrike para tij. Gerard Pike, Luis Suarez, Sergio Buskets apo edhe Ter Shtegen. Prej 4 vitesh, Lionel Mesi nuk e kishte pasur aspak me dëshirë të fliste me mediat, madje as këtë sezon kur u bë kapiten. Çfarë ndodhi që numri 10 e prishi këtë rregull dhe u detyrua të paraqitej “nën armë” në sallën e konferencave në Qytetin Sportiv Zhoan Gamper.
Është prag-finalja e Kupës së Mbretit ndaj Valencias, një ndeshje që duhet fituar me patjetër, sidomos për të hequr disi shijen e keqe të kapitullimit në Liverpul për Championsin. “Ishte shumë e rëndë, – tha Mesi, – por, duhet ta lemë pas dhe të fitojmë trofeun e dytë”. Duke folur për sfidën në “Anfild”, Mesi theksoi se “ndodhi në në Romë, kur vendasit shënuan shpejt, ne thoshim që nuk duhet të përsëritet, por ja që u përsërit, në pjesën e parë reaguam mirë, por pas pushimit u dorëzuam, dhe në fushë ishte vetëm një skuadër”.
Sfidanti.al