Një nga tenistët më të mirë të botës, Rozher Federer, është i ndërgjegjshëm se çdo turne i ardhshëm mund të jetë i fundit për të. Ai tanimë ka hyrë në një periudhë që po e afron atë me pensionin.
“Çfarë më mban mua akoma në fushën e tenisit? Dashuria për këtë sport”, dekaroi Federeri, duke shtuar më poshtë:
“Jo po më pyesin se, nëse turneu i ardhshëm ‘Rolan Garos’ do të jetë i fundit për mua? Çdo turne i ardhshëm mund të jetë i fundit për mua. Kjo nuk përjashtohet. Megjithatë, tani për tani, unë nuk po them lamtumirë”, deklaroi, duke qeshur Federeri, ndërsa paralajmëroi se synon të arrijë sukses në turneun e ardhshëm të rëndësishëm të Parisit.
Sfidanti.al