Vieri: Do ta hedh televizorin, kur Mesi dhe Ronaldo ta lënë futbollin!

I sinqertë dhe i hapur si gjithnjë, ish-sulmuesi i famshëm italian Kristiano Vieri në një intervistë që dha në një televizion italian, bëri shumë lavdërime në adresë të Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, duke i falenderuarpër gjithçka që ata kanë bërë për futbollin  në botë.

“Dua të jem i sinqrtë: kur Mesi dhe Ronaldo ta lënë futbollin, unë do ta marr televizorin dhe do ta hedh, sepse nuk do të kem më se çfarë të shoh. Me siguri që unë nuk do të shoh më futboll, ndoshta do të filloj të shkoj në kinema”, vuri në dukje Vieri, ndërkohë që lavdëroi veçanërisht Ronaldon që vendosi të ikë nga Reali dhe të luajë me Juventusin.

“Shumëkush po e kritikon Ronaldon, sepse ai nuk iu solli Juventusit Ligën e Kampioneve, por, përkundrazi, të gjithë duhet t’i thonë atij faleminderit, sepse, kur ai luan në ligën tonë, të gjithë e shohin Serinë A”, vuri në dukje ish-futbollisti i Juves, Lacios, Interit e Milanit (Vieri), duke shtuar se të gjithë duhet t’ia dinë për nder Ronaldos që i solli popullaritet edhe më të madh kampionatit italian.

Sfidanti.al