Mark Markez vendos diktatin e tij edhe në garën e radhës; në Cmimin e Madh të Francës në Botërorin e MotoGP. piloti spanjoll i Hondës triumfoi në Le Mans në një garë pak spektakolare të cilën ai e kryesoi nga fillimi deri në fund duke e administrua me lehtësinë më të madhe ashtu sikurse bëri edhe në Herez.
Kampioni i botës në fuqi e bëri gjithcka pasi theu rezistencën e Millerit në fillimin e garës duke filluar të kryejë xhiro të shpejta njëra pas tjetrës për t’u dhënë goditje të forta kundërshtarëve të tyre për të kaluar i vetëm i pari vijën e finishit. Menjëherë pas tij u renditën dy pilotë Dukati, rivali i tij i dy sezoneve të fundit Andrea Doviciozo në vendin e dytë dhe Danilo Petruci.
Valentino Rosi me Jamahën nuk shkoi më shumë se vendi i pestë, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës, Maverik Vinjales u detyrua të tërhiqej. Me fitoren në Cmimin e Madh të Francës, Mark Markez përforcon vendin e parë në renditjen e përgjithshme për pilotë teksa e sheh veten 8 pikë para Andrea Doviciozos.
sfidanti.al