David De Gea në prag të largimit nga Junajtidi?

Portieri spanjoll, David de Gea, ka akoma një vit deri sa t’i mbarojë kontrata, por bisedimet për vazhdimin e saj kanë mbetur në vend. Sipas gazetarit sportiv të njohur anglez, Dankan Kasls, drejtori ekzekutiv i Mançester Junajtidit, Ed Uduord, e ka informuar tanimë De Gean se klubi nuk do t’i përmbushë kërkesat e tij që ai të bëhet lojtari më i paguarnë klub dhe që paga e tij të barazohet me atë që merr sulmuesi Aleksis Sançez – 500 000 sterlina në javë.

Sipas gazetarit të lartpërmendur, Junajtidi do ta shese gjatë verës De Gean dhe ndërkohë ka filluar të kërkojë portier të ri. Si opsione pëmenden portieri Jasper Silesen i Barcelonës ose Kejlor Navas i Realit të Madridit. Të dy këta portierë nuk janë në formacion në ekipet e tyre dhe me siguri që gjatë verës do të kërkojnë klube të rinj që të sigurojnë minutazh më të madh loje.

Sfidanti.al