Protestë e tifozëve të Romës: Mos luani me legjendën!

Mbas 18 sezonesh, futbollisti i Romës, Daniele de Rosi 35-vjeçar, u largua nga klubi roman. Ky futbollist të gjithë karrierën e tij ia kushtoi Romës, por ndërkohë kryesia e saj vendosi që të mos t’ia vazhdonte De Rosit kontratën që skadon më 30 qershor. Mbas publikimit të këtij lajmi, tifozët e Romës u mblodhën dhe organizuan protestë kundër kryesisë së klubit. Nën presionin e opinionit publik, kryesia u përpoq që t’ia vazhdonte kontratën De Rosit, por ai refuzoi.

Tifozët e Romës protestuan jo vetëm në Romë, por edhe në Nju Jork. Londër dhe Sidnej. Në Romë tifozët protestuan para selisë së kryesisë së Romës, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të klubit, Xhejms Palota.Tifozët e Romës kanë disa kohë që nuk e duan më Palotën, duke konsideruar se ai do që ta bëjë klubin kompani.

Media italiane shkruan se De Rosi qëtë gjithë karrierën e tij e kaloi tek “ujkonja romane”, do të transferohet në ndonje klub të kampionatit amerikan, MLS.

Sfidanti.al