Duhet edhe një ndeshje për t’u luajtur në këtë sezon në La Liga, por Reali i Madridit e ka barazuar rekordin e tij negativ të regjistruar në sezonin 1998/99. Me disfatën e pësuar në Anoeta ndaj Real Sociedad, skuadra e Los Blancos e coi në 17 numrin e humbjeve në 56 ndeshje të zhvilluara në një sezon dhe këtu përfshihen të gjitha kompeticionet.
Një statistikë e tillë u pa pikërisht 20 vjet më parë kur në stolin e Realit ishin Hidink dhe Toshak, por në atë kohë kjo skuadër arriti të fitojë Kupën Interkontinentale. gjithsesi skuadra merenges mund të bëjë që të barazojë rekordin historik të saj me 18 humbjë në 52 dhe 54 ndeshje të sezoneve 1984/85 dhe 1995/96.
Në harkun e 1 viti, Reali i Madridit pësoi të njëjtën shifër humbjesh sa në të tre sezonet e mëparshëm të marrë së bashku. Kështu sezonin e kaluar, skuadra e Zidane regjistroi 9 disfata, ndërsa në 2 paraardhësit nga 5 humbje secili
Në dekadën e fundit, Reali i Madridit e ka arritur kuotën e 10 humbjeve në 2 raste në sezonin 2012/13 dhe 2014/15 kur shënoi respektivish 11 dhe 10 disfata. Por jo vetëm kaq, kur ka mbetur edhe një ndeshje për të luajtur në kampionat, diferenca mes Realit të Madridit dhe Barcelonës kampione është 18 pikë dhe kjo diferencë mund të rritet akoma më shumë dhe që do të ishte një tjetër rekord negativ për Realin e Madridit pasi do të thyente atë të sezoneve 1984/85 dhe 2017/18 të cilët i mbylli me një disavantazh prej 17 pikësh kundrejt katalanasve.
sfidanti.al