Një yll i NFL shfaqet në serialin ‘Games of Thrones’

Seriali më i ndjekur ‘Games of thrones’ është në sezonin e fundit të tij. E vecanta për të është se në një nga episodet e këtinj seriali është shfaqur për një moment edhe një prej yjeve të National Football League dhe bëhet fjalë për kuotërbekun e Green Bay Packers, Aron Roxhers, imazhi i të cilit u pikas nga ndjekësit e serialit.

Sportisti amerikan është një admirues i ‘Games of Thrones’ dhe prej kohësh bën publikimet në rrjetet sociale që lidhen me këtë prodhim të HBO. Në episodin që u shfaq këtë të diel, ai u pa në rolin episodik të një një prej ushtarëve të Golden Company, një grup mercenarësh që janë gati të luftojnë për kKersei Lanister, një prej personazheve të serialit.

Vetë Roxhers, postoi në Instagram një foto të tij  me veshjen e serialit që e shoqëronte me frazën” ‘ishte vetëm për pak sekonda, por gjithnjë do të jem mirënjohës ndaj producentëve që më dhanë mundësinë të shfaqem në episodin e parafundit të ‘Games of Thrones’.

Një lajm i tillë i ka befasuar shumë ndjekës të tij që do të thotë se kuotërbeku i Green Pay Packers e kishte ruajtur mjaft mirë sekretin.

sfidanti.al