Në Greqi mbizotëron vetëm një ekip – PAOK-u i Selanikut

Ky sezon në Greqi ka vetëm një emër – PAOK-u i Selanikut. Disa javë pasi fituan kampionatin grek, “bardhezinjtë” selanikas fituan edhe Kupën e Greqisë, duke konfirmuar kështu se ky ekip që drejtohet nga Razvan Luçesku, tani për tani është bindshëm klubi më i fortë në vendin fqinjë me neve.

PAOK-u mundi në finale të Kupës së Greqisë në Athinë 1-0 (1-0) AEK-un dhe të vetmin gol të ndeshjes e shënoi Çuma Akpon në fund të pjesës parë.

Kjo ëshë kurrora e dyfishtë e parë e PAOK-ut në historinë më të re të futbollit grek. Sidoqoftë, AEK-u sezonin  ardhshëm do të konkurrojë në Ligën e Evropës.

Sfidanti.al