Messi vs Ronaldo, kapitull i ri i duelit të mijëvjecarit të tretë; cili është më i miri?

Tashmë është e pamundur që të mos bëhen krahasime mes dy futbollistëve që kanë vënë diktatin e tyrë në këtë disiplinë Sportive, Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo. Argjentinasi dhe portugezi e kanë rritur ndjeshëm legjendën e tyre teksa kanë arritur në kuotën e 600 golave secili. Por ndërsa Ronaldo e ka shënuar këtë numër golash me 4 skuadra, Messi i ka shënuar me një fanelë të vetme atë të Barcelonës.

Një tjetër e dhënë që përmendet shpesh është ajo e raportit gol/ndeshje të luajtura për të dy këta fenomenë të shekullit të 21. Messi ë arriti kuotën e 600 golave në 683 ndeshje, ndërsa Ronaldo që është 2 vjet më i madh ka pasur nevojën e 118 ndeshjeve më shumë, 801 për të arritur pikërisht te limiti i 600 finalizimeve.

Por në këtë pikë është edhe cështja e kombëtareve ku te Argjentina duket se anulohen superfuqitë e Lionel Messit, me sulmuesin që këtë vit ka shansin që të bëjë dicka më shumë në Kupën e Amerikës. Krejt ndryshe ndodh me Ronaldon, me portugezët që janë mëse të lumtur, Portugalia kampione në fuqi e Evropës, kërkon të bëjë mirë edhe në Nations League dhe të fitojë kompeticionin më të mirë të UEFA.

Gara për Topin e Artë është një tjetër emblemë e këtij dueli, deri tani rezultati është 5 me 5 por pas asaj që po shohim në këtë sezon sidomos në Ligën e Kampioneve, duket se peshorja do të nisë të anohet nga ylli argjentinas i Barcelonës që pritet të shkojë në 6 me 5.

sfidanti.al