Libri i një ish prostitute kërcënon martesën e Uejn Runit

Quhet Helen Ud dhe ditët e fundit është shndërruar në një prej protagonistecve të tabloideve britanike. Arsyeja? Po përgatitet të publikojë një libër që mund të kërcënojë martesën e Uejn Runit. Mësohet se Helen Ud ka ushtruar profesionin e prostitucionit në të kaluarën dhe ka pasur marrëdhënie me futbollistin në vitin 2009 edhe pse ky i fundit ishte i martuar.

Në ‘Helen Wood; bota e një mashkulli’, ky është titulli i librit, autorja do të tregojë ndër të tjerat momentin kur Runi shpërtheu në lotë në krahët e saj pasi kishin kryer raporte seksuale pasi u ndje fajtor

‘Ajo tregon se ai qau shumë teksa i tregonte Helen Ud ekografinë e bashkëshortes së tij shtatzënë. Qau sepse e kuptoi gabimin e madh që po bënte dhe iu lut që të mos ia thoshte këtë asnjeriu-sigurojnë në angli-ajo e ndjeu që lojtari kishte ndjenjën e fajit dhe u ndje shumë keq dhe pati keqardhje për Kolin’

‘Nuk do ta harroj kurrë vështrimin e Runit kur ishim të shtritë në shtrat, i iku ngjyra dhe ishte gati në të qarë-tregon Ud për portalin ‘The Mail’ pak ditë përpara publikimit të autobiografisë së saj.
Tani pritet që ky libër t’i japë një goditje të fortë martesës së Uejn Runit që ka pasur edhe probleme të tjera. ‘Kujtimi i kësaj ngjarjeje do të thotë më shumë presion mbi familjen. është dicka zemërthyese për Kolin e cila do përndiqet përsëri nga gabimet e bashkëshortit të saj-tregon një mik i familjes së Uejn Runit.

sfidanti.al