Ekipi ideal i Premier Ligës! Lojtarë të Sitit, Liverpulit, po Eden Hazari?

Shoqata profesioniste angleze e futbollit shpalli ekipin e vitit të Premier Ligës, në të cilin bëjnë pjesë gjashtë lojtarë nga Mançester Siti, katër nga Liverpuli dhe një nga Mançester Junajtidi. Siti dhe Liverpuli po luftojnë për titullin e Premier Ligës, kështu që është, pak a shumë, normale që ekipi më i mirë i kampionatit anglez të përbëhet në pjesën më të madhe nga lojtarët e këtyre dy ekipeve.
I vetmi lojtar që nuk është as nga Siti dhe as nga Liverpuli në ekipin e mësipërm, është Pol Pogba i Junajtidit, ndërkohë që habi ngjall mospërfshirja e Eden Azarit të Çelsit në ekipin në fjalë. Më poshtë po sjellim ekipin më të mirë të Premier Ligës:
Portier: Ederson (Siti).
Mbrojtës: Robertson (Liverpul), Laport (Siti), Van Dajk (Liverpul) dhe Aleksandër-Arnold (Liverpul).
Mesfushorë: Pol Pogba (Junajtid), Fernandinjo (Siti) dhe Bernardo Silva (Siti).
Sulmues: Mane (Liverpul), Aguero (Siti) dhe Sterling (Siti).
Sfidanti.al