Mesfushori 21-vjeçar, Frenki de Jong, tanimë ka nënshkruar me Barcelonën, ndërkohë që gjurmët e tij ka shumë mundësi që t’i ndjekë edhe qendërmbrojtësi 19-vjeçar, Matijs de Ligt, një nga më të kërkuarit momentalisht në Evropë.
Gazeta katalonjase “Sport” shkruan se Barcelona dhe lojtari i mësipërm tanimë kanë rënë dakord për pagën dhe se oferta e klubit spanjoll në adresë të Ajaksit për De Ligtin pritet të jetë 75 milionë euro që mund të pranohet nga klubi amsterdamas.
Mesfushori 22-vjeçar i Ajaksit, Doni van de Beek, nga ana tjetër, është kapur nga “radari” i Milanit që ka ofruar 25 milionë euro për shërbimet e tij. Por, siç bëhet e ditur, nga Ajaksi nuk duan të dëgjojnë për asnjë ofertë nën 50 milionë euro, një shumë që është gati ta paguajë Arsenali.
Së fundmi, disa klube të mëdhenj ia ka vënë syrin mesfushorit 26-vjeçar maroken të Ajaksit, Hakim Zijesh, që gjatë këtij sezoni ka shënuar 19 gola dhe çmimi i tij është 35-40 milionë euro. Klubi më i interesuar për shërbimet e tij është Interi, por për të ka konkurrencë të madhe edhe nga dy Mançesterët.
Sfidanti.al